Gazeta zvicerane diskrediton Ramën, ja si u “puth” me Vuçiçin jashtë kamerave dhe i ktheu kurrizin Albin Kurtit

Data

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar këtë të enjte në Bruksel (Belgjikë) një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim kanë marrë pjesë liderët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës e Serbisë. Por nga takimi, në fotografinë familjare të protagonistëve, gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” ka kapur një detaj të pahijshëm për kryeministrin Edi Rama, për të cilin shkruan se:

“Sot në Bruksel Rama sërish i ktheu shpinën Albin Kurtit dhe vrapoi te vëllai i tij, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç”. Ky veprim i Ramës nuk është pëlqyer nga publiku shqiptar, sidomos ai në Kosovë, që, fotot dhe një video që po bëjnë xhiro në mediat sociale, e konsiderojnë si një gjest të ulët të një kryeministri. Nga fotot dhe një video nga ky takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama, pa fije turpi, duke i kthyer shpinën Albinit, ka përshëndetur në mënyrë tinëzare Vuçiçin, duke e takuar (‘puthur’)”, ka shkruar gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch, duke iu referuar komentuesve. Edi Rama në këtë video shihet qartë sot në Bruksel, duke vrapuar pas Vuçiçit, të cilit i jep dorën në mënyrë tinëzare, pionierit të Millosheviçit që vrau mijëra shqiptarë! Serbofili i Tiranës, Edi Rama, sipas komentuesve të gaztës Le Canton27.ch, duke injoruar dhe duke i kthyer shpinën vëllait të tij Albin Kurti, ia jep dorën tinëzarisht presidentit serb Vuçiç, serbët e të cilit kanë masakruar dhe varur rreth 14,000 shqiptarë dhe kanë dhunuar 20,000 femra shqiptare. Kjo afrimi e Ramës me Vuçiçin nuk është e re për shqiptarët, të cilët e konsiderojnë si “vëlla” të tij, edhe pse mediat shqiptare kanë shkruar disa herë se:

“Vuçiç është nip i shqiptarëve, prandaj ndoshta edhe Ramës nuk duhet zënë me të madhe që sillet mirë me presidentin serb, të cilin e konsideron si vëlla…”, ka shkruar gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”, duke iu referuar komentuesve në rrjetet sociale. Ndërkohë në lidhje me këtë çështje, ka reaguar në rrjetet sociale edhe profesori Enver Bytyçi, i cili gjithashtu publikoi disa pamje, ku tregojnë afërsinë e Ramës me Vuçiçin, teksa anashkalon Kurtin. “Rama sot në Bruksel: Sërishmi i ktheu shpinën Albin Kurtit dhe vrapoi të vëllau i tij, Vuçiq, të cilit ia dha dorën në fshehtësi nga kamerat”, shkroi Bytyçi.

Rama akuza Kurtit

Megjithatë nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama ka injoruar homologun e tij kosovar, Albin Kurti, të cilin madje në mënyrë sistematike e ka sulmuar dhe akuzuar. Sulmet e fundit Rama ndaj Kurtit i ka bërë para disa javësh, kur morri pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku ka mbajtur edhe një fjalim në Konferencën në nderim të ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Ndër të tjera, Rama përfitoi edhe për të hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi u shpreh se Kosova është në një proces ku po ngatërron politikën e brendshme me atë të jashtme, që sipas tij mund të jetë një sukses elektoral, por e lë Kosovën me shumë pak miq. “Sot jemi në një proces ku thellohet edhe më shumë qasja e politikës së jashtme, si politikë e brendshme. Kjo mund të ketë sukses elektoral, por kjo e lë Kosovën me gjithnjë e më pak miq. Nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë ‘macja me miun’ me Serbinë, ne jemi këtu për të folur me BE, për të përmbushur detyrimet që kemi ne, si Republikë e Kosovës, në kontekstin e standardeve të BE dhe për t’u afruar me ju.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related