Përplasi për vdekje çiklistin 69-vjeçar, arrestohet shoferja 29-vjeçare në Durrës

Data

Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, në qarkun e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasja Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka përplasur një biçikletë, me të cilën po lëvizte shtetasi R. B., 69 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të dëmtimeve të rënda nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Shoferja 29-vjeçare është arrestuar, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related