Dogji makinën e një 26-vjeçareje pas konfliktit me familjarin e saj, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Data

Policia e Tiranës ka zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Theodhori Bej” në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire Trail”, uniformat blu kanë identifikuar dhe arrestuar L. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autor i djegies së një automjeti tip “Peugeot”, në pronësi të shtetases M. T., 26 vjeçe.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti u dogj rreth orës 02:00 të datës 6 mars 2026. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 nisën hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore rezultoi se djegia e automjetit dyshohet të jetë kryer për motive të dobëta, pas një konflikti të mëparshëm që i riu kishte pasur me një familjar të 26-vjeçares.

Pas identifikimit dhe kapjes së autorit të dyshuar, policia e vuri atë në pranga, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related