Shpërthim pranë Ambasadës së SHBA në Oslo, policia nis hetimet: Nuk raportohet për të plagosur

Data

Një shpërthim i fortë është dëgjuar gjatë natës pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo, duke ngritur shqetësime për sigurinë në kryeqytetin norvegjez.

Sipas policisë norvegjeze, ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e ambasadës amerikane.

“Policia është në kontakte të vazhdueshme me ambasadën dhe nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve norvegjeze.

Të pyetur nëse shpërthimi lidhet me një sulm të mundshëm, përfaqësues të stacionit rajonal të policisë në Oslo u shprehën se aktualisht nuk ka informacion të qartë për shkakun e incidentit ose për persona të përfshirë.

Mediat lokale raportojnë se ambasada ka pësuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa personeli diplomatik amerikan nuk ka dhënë ende një koment publik për ngjarjen.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në hyrjen publike të ndërtesës së ambasadës, e cila ndodhet në zonën Morgedalsvegen, rreth 7 kilometra nga qendra e Oslos. Hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related