“Studimi” i bërë nga një “akademi” jashtë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, por brënda një “universiteti”, i cili është biznes i ndotur edhe me para sërbo-ruso-greke, i cili paska bërë numërimin e dëshmorëve të Atdheut, është një investim i pastër serb dhe grek.
Të proklamosh 7200 dëshmorë të Atdheut, nga 28 mijë të evidentuar, të paraqitur dhe të pranuar nga Konferenca e Paqes në Paris në vitin 1946, e cila e shpërbleu me meritë Shqipërinë me reparacione lufte, është një veprim i pastër antishqiptar.
Për nga numri i popullsisë, Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore, nxorri ushtrinë antifashiste çlirimtare më të madhe në botë, sepse ishin 70 mijë partizanë në 900 mijë banorë të Shqipërisë së atyre viteve, ushtri çlirimtare ku 90 përqind të saj ishin nën 26 vjeç, me numrin më të madh të vajzave në radhët e kësaj ushtrie antifashiste.
Më kryesorja, e cila është pranuar zyrtarisht nga Britania e Madhe dhe SHBA, Shqipëria është ndër dy vendet e para në botë, sepse në raport me popullsinë, ka numurin më të madh të dëshmorëve dhe të viktimave në Luftën e Dytë Botërore.
Të “rinumurosh” të rënët në luftën antifashiste të popullit shqiptar sot, pasi e gjithë bota perëndimore të ka pranuar numrin 28 mijë dëshmorë në Konferencën me të madhe ndërkombëtare të Parisit në vitin 1946, dhe këtë “rinumërim” e nxjerrë pasi me “ndihmën” financiare të agjentëve sërbo-grek, në vitet 1992 e në vazhdim, i çfarrose me zhdukje dhe grisje dokumentesh nga Arkivi Qëndror i Shtetit, është akti më barbar antishqiptar i ditëve të sotme.
Veç pinjollëve të kolaboracionistëve, pjellës famëkeqe që u bashkuan me nazistët gjermanë, veç grekëve që duan të justifikojnë “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë, kujt tjetër i intereson “rinumërimi” dhe heqja nga piedestali i lavdishëm i Shqipërisë së Luftës së Dytë Botërore të 20. 800 të tjerë të rënë për atdhe në rezistencën antifashiste të Popullit Shqiptar?!
