Në kuadër të 60-vjetorit të themelimit të Universitetit të Arteve, më 13 janar 2026 do të zhvillohet një workshop i dedikuar për studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura, në fokus të dizenjimit të logos jubilare të institucionit.
Workshop-i organizohet në vijim të shpalljes zyrtare të konkursit për përzgjedhjen e logos fituese dhe do të udhëhiqet nga pedagogët e programit të Studimit Grafikë, Harri Aleksi dhe Kein Katroshi. Aktiviteti synon të ofrojë një qasje konceptuale dhe praktike mbi procesin e krijimit të logos institucionale, duke u ndalur te identiteti vizual, memoria institucionale dhe roli i dizajnit grafik në përfaqësimin e një jubileu historik.
Programi i workshop-it do të përfshijë leksion dhe punëtori praktike, si pjesë e procesit përgatitor dhe edukativ në funksion të konkursit.
Logoja që do të shpallet fituese do të përdoret në të gjitha materialet promovuese dhe në dokumentacionin zyrtar gjatë vitit kalendarik 2026, duke shoqëruar aktivitetet e 60-vjetorit.
Konkursi është i hapur për studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura.
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 23 janar 2026, ora 14:00
Shpallja e logos fituese: 30 janar 2026, ora 14:00
Ky workshop përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes aktive të studentëve në ndërtimin e identitetit vizual të Universitetit të Arteve në një moment të veçantë historik për institucionin.
