“Arsimi në ditët më të mira “ U shoqëruan në polici, Prokuroria e Elbasanit nxjerr urdhër ndalimi për të gjithë pedagoget që merrnin para në këmbim të notës

Data

Prokuroria e Elbasanit ka nxjerrë urdhër ndalimi për të gjithë pedagoget, të cilët sot (1 nëntor) u shoqëruan në polici.

Bëhet fjalë për 7 pedagogë të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan dhe një sekseri, të cilët u merrnin para studentëve në këmbim të notës.

Pedagoget akuzohen për korrupsion pasiv dhe tashmë janë  janë pezulluar nga detyra.

Për disa orë në ambientet e universitetit ishin prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët sekuestruan dokumentacionin, pamje filmike, dëshmi dhe mjaft prova te tjera. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast derisa të përfundojnë procedurat e marrjes në pyetje.

Emrat e pedagogeve dhe sekseri

  1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
  2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
  3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
  4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
  5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
  6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
  7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
  8. Dhe sekser Gazmend Hodaj

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related