Plagosi 27-vjeçarin me armë zjarri, identifikohet autori i dyshuar! Kush është i riu i shpallur në kërkim

Data

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim 25-vjeçar, autor i dyshuar për plagosjen e të riu në Velipojë.

I plagosur mbeti, Emiljano Plaka 27-vjeçar banues në fshatin Pulaj në Velipojë.

Fillimisht dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit mes të plagosurit dhe 25-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për lokalizimin dhe më pas kapjen e autorit të dyshuar

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në Velipojë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 25-vjeçar, autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në fshatin Malikolaj, Velipojë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.   Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

I plagosuri, shtetasi E. P., 27 vjeç, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related