Detaje të reja nga vrasja në Vlorë: Autori hyri nga Greqia, makina u sigurua me identitet të dyshimtë

Data

Janë zbuluar detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, ngjarje e ndodhur më 27 prill 2025. Sipas të dhënave të publikuara, krimi dyshohet të ketë qenë i porositur nga jashtë vendit.

Sipas dosjes hetimore, Hoxhaj u qëllua me armë zjarri mëngjesin e asaj dite, teksa po shkonte për të marrë turnin si roje në një pallat në ndërtim pranë banesës së tij.

Autori i dyshuar është identifikuar si Daniel Cornea, shtetas rumun me banim në Greqi dhe me precedentë penalë. Hetimet tregojnë se ai ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Botës rreth një javë para ngjarjes dhe është larguar po nga e njëjta pikë pas krimit.

Automjeti i përdorur, një Range Rover Sport me targa shqiptare, rezulton të jetë blerë disa ditë para ngjarjes. Sipas hetimeve, makina ishte në pronësi të një kompanie private dhe u shit me faturë të rregullt një shtetaseje në Vlorë. Megjithatë, mjeti u tërhoq fizikisht nga ambientet e kompanisë nga një person i panjohur për administratorin.

Për sigurimin e automjetit është arrestuar një shtetas shqiptar, i dyshuar se ka ndihmuar autorin duke përdorur dokumente identifikimi të një gruaje.

Sipas hetimeve paraprake, vrasja dyshohet të jetë porositur nga Dubai, por ende nuk është bërë publik identiteti i personave që qëndrojnë pas urdhrit dhe motivet e krimit mbeten të paqarta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related