Artan Grubi në arrest shtëpie, Gjykata: Rrezikohej në paraburgim

Data

Gjykata Penale e Shkupit ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i dyshuar në çështjen e njohur si “Lotaria Shtetërore”.

Vendimi zëvendëson paraburgimin, pasi sipas autoriteteve, në kushtet e burgut nuk mund të garantohej siguria e tij personale. Prokuroria theksoi se masa u propozua edhe për faktin se Grubi është paraqitur vullnetarisht dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

Autoritetet sqaruan se shumica e provave tashmë janë siguruar, ndërsa ish-zyrtarit i është konfiskuar pasaporta. Hetimet ndaj tij do të vijojnë në ditët në vijim, ndërsa ai pritet të japë deklarimet përkatëse pasi të shqyrtojë materialet e dosjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related