Në përputhje me urdhrin e dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë verës, pesë kryetarë të njësive administrative në Bashkinë e Durrësit kanë dhënë dorëheqjen sot. Shkarkimet vijnë si pjesë e një ripastrimi administrativ që synon përmirësimin e performancës dhe llogaridhënies lokale.
Dorëheqjet përfshijnë administratorët e Njësive: Katund i Ri, Rashbull, Ishëm, Manëz dhe Sukth. Bashkia Durrës ka njoftuar se deri tani janë zëvendësuar katër prej tyre — përjashtuar kryetari i Sukthit që ende nuk ka marrë zëvendësues.
Emrat e administratorëve të sapoemëruar janë:
– Manëz: Rejdi Shehu
– Ishëm: Emirjan Bafti
– Katund i Ri: Julian Marku
– Rrashbull: Fiqiri Dema
Në njoftim, Bashkia tha: “Pas vlerësimit të performancës së të gjithëve, do të procedojmë me vendimmarrje të mëtejshme në ditët në vijim.” Ky veprim shihet si një instalim i ri drejt strukturave që pritet të jenë më transparente dhe efektive në menaxhimin lokal.
