Një grua rreth 45 vjeçe është gjetur e pajetë mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë morën njoftim rreth orës 07:10 për praninë e mundshme të një personi në ujërat e liqenit.
Në vendngjarje mbërritën polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën menjëherë kërkimet. Rreth orës 09:00 u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të shtetases me inicialet M. T.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura zyrtarisht dhe pritet të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve.
