Detaje nga arratisja e të burgosurit në Durrës: Goditi policin dhe u largua nga kati i tretë i Infektivit

Data

Daljnë detaje të reja nga arratisja e të burgosurit Altin Ndoci në Spitalin Rajonal të Durrësit. Sipas informacioneve, Ndoci ka goditur punonjësin e policisë që ruante derën e repartit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga kati i tretë i Infektivit, duke zbritur përmes shkallëve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që i dënuari ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Altin Ndoci mbahej në izolim në burgun e Durrësit që prej vitit 2020.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të sigurisë, ai ka arritur të largohet nga ambientet e spitalit. Strukturat policore dhe ato të burgjeve janë vënë në ndjekje për kapjen e tij, ndërsa po hetohen edhe rrethanat dhe përgjegjësitë e arratisjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related