Hodhi mbi 1 kg kokainë gjatë ndjekjes policore, Gjykata e Apelit në Peruxhia liron shqiptarin nga burgu

Data

Gjykata e Apelit në Peruxhia ka vendosur arrest shtëpiak për 55-vjeçarin shqiptar që u arrestua më 17 janar në zonën Ferro di Cavallo, pasi u kap me 1 kilogram e 85 gramë kokainë.

Vendimi u mor më 3 shkurt, pas seancës dëgjimore ku u shqyrtua ankimi i mbrojtjes. Gjatë ndjekjes nga karabinierët, i dyshuari tentoi të largohej me automjetin e tij tip “Fiat Panda” dhe gjatë arratisjes hodhi nga dritarja një qese të madhe që përmbante lëndën narkotike.

Ngjarja ndodhi në zonën Via Cristoforo Colombo, ndërsa ndjekja përfundoi pranë një supermarketi, ku ai u neutralizua nga policia. Sipas autoriteteve, ndjekja ka qenë e rrezikshme dhe ka vënë në rrezik edhe efektivët.

Pavarësisht sasisë së konsiderueshme të kokainës, gjykata vlerësoi se arresti në burg mund të zëvendësohej me masë më të lehtë sigurie, duke vendosur arrest shtëpie deri në vijimin e hetimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related