Dëmtohet ambasada serbe në Teheran, Vuçiç: Stafi do të tërhiqet

Data

Ndërtesa e ambasadës së Serbisë në Teheran është dëmtuar si pasojë e sulmeve ajrore të mëngjesit në Iran. Sipas raportimeve, një bazë ushtarake pranë godinës diplomatike ishte në shënjestër, ndërsa shpërthimet prekën edhe ambasadën. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi ngjarjen në një intervistë për Prva TV, duke bërë të ditur se stafi diplomatik ka nisur tërheqjen drejt Bakut.

Ai theksoi se po ndiqen të gjitha procedurat e sigurisë dhe se dokumentacioni do të shkatërrohet sipas rregullave përkatëse.

Sipas Vuçiç, ambasadori do të largohet fillimisht drejt Bakut me stafin, por më pas pritet të rikthehet në Teheran me kërkesën e tij personale për të ndihmuar një çift me fëmijë që ndodhet ende atje, për shkak të situatës së ndërlikuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related