Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve drejt Tel Avivit dhe Dubait, për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së disa hapësirave ajrore në rajon.
Sipas njoftimit zyrtar, masa hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacione të përditësuara lidhur me rezervimet, rimbursimet apo opsionet alternative të udhëtimit.
