Udhëtarë në alarm/ Mbyllen disa aeroporte në Europë për shkak të motit

Data

Aeroportet në disa qytete evropiane janë detyruar të mbyllen përkohësisht, ndërsa dhjetëra fluturime janë anuluar ose vonuar, për shkak të motit të keq dhe ngricave në pista.

Aeroportet në Budapest, Bratislavë dhe Vjenë u mbyllën në orët e para të mëngjesit, pasi në pista u krijua një shtresë e trashë akulli, e cila vazhdonte të formohej edhe pas pastrimit. Si pasojë, shumë fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Në Pragë, aeroporti po operon në kushte shumë të kufizuara, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se vonesat do të vijojnë gjatë gjithë ditës. Edhe në Bratislavë fluturimet u pezulluan përkohësisht, me pritshmëri për rifillim më vonë, në varësi të përmirësimit të kushteve atmosferike.

Në Mbretërinë e Bashkuar, autoritetet meteorologjike kanë lëshuar paralajmërime për akull dhe përmbytje, veçanërisht në disa zona të Skocisë, pas kalimit të stuhisë “Goretti”.

Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë vazhdimisht statusin e fluturimeve dhe të ndjekin udhëzimet e kompanive ajrore, pasi kushtet e motit vijojnë të mbeten të rrezikshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related