Po kalonte rrugën, furgoni përplas një grua në Vlorë

Data

Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Vlorë.

Një grua rreth moshës 45-50 vjec është aksidentuar nga një mjet furgon. E plagosura ka qënë duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën kur është goditur nga mjeti i llojit furgon.

Furgoni e ka përplasur përtokë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në pamje zonja duket e shtrirë në rrugë teksa qytetarët i japin ndihmën e parë. Gjithashtu është lajmëruar urgjenca e Vlorës e cila ka ardhur në kohë për ta transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Drejtuesi i mjetit furgon duket i traumatizuar pas aksidentit dhe qëndron në mjet. Policia në vendngjarje për të mbledhur të gjitha provat për aksidentin në fjalë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related