CNN Turk: Atletet e bardha të Ramës tërhoqën vëmendjen në Samitin e NATO-s, liderët shkëmbyen komente gjatë fotos zyrtare

Data

Momente joformale gjatë fotos tradicionale të liderëve në Samitin e NATO-s në Ankara kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sipas një raportimi të CNN Turk, në qendër të komenteve ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili u shfaq me kostum zyrtar të kombinuar me atlete të bardha.

Sipas medias turke, ndërsa shumica e liderëve kishin zgjedhur kostume të errëta dhe këpucë klasike, atletet sportive të Ramës u bënë objekt diskutimi gjatë vendosjes së delegacioneve për foton zyrtare.

CNN Turk raporton se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shkëmbeu disa fjalë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ndërsa më pas Merz dhe Rama u panë duke qeshur së bashku. Më vonë, Mitsotakis zhvilloi një bisedë të shkurtër edhe me kryeministrin hungarez Peter Magyar.

Për shkak të gjatësisë së tij, Ramës iu kërkua fillimisht të ndryshonte pozicion gjatë rreshtimit për foton zyrtare. Pas një ripozicionimi të shkurtër, ai u vendos në rreshtin pranë presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas raportimit, në një moment Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tregoi presidentit amerikan Donald Trump atletet e bardha të kryeministrit shqiptar. Trump hodhi një vështrim të shkurtër në drejtimin e treguar dhe më pas e ktheu vëmendjen te ceremonia, pa reaguar publikisht.

CNN Turk ndalet edhe te një tjetër episod gjatë ceremonisë, duke vënë në dukje se Donald Trump kaloi pranë kryeministres italiane Giorgia Meloni pa shkëmbyer përshëndetje apo bisedë, një moment që u komentua gjithashtu nga mediat e pranishme në samit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related