Aksident në Laprakë, automjeti del nga rruga dhe përfundon mbi bordurën ndarëse

Data

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke dalë nga korsia dhe përfunduar mbi bordurën ndarëse të rrugës.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related