Çmimi i vezëve drejt rritjes? Ja çfarë pritet të ndodhë me tregun konsumator pas përhapjes së gripit të shpendëve

Data

Konsumatorët shqiptarë duhet të përgatiten për një rritje të mundshme të çmimit të vezëve si pasojë e përhapjes së gripit të shpendëve H5N1. Eksperti i ekonomisë bujqësore, Fatmir Guri, ka paralajmëruar se kostoja do të varet nga numri i fermave të prekura dhe masat e bio-sigurisë që ato zbatojnë.

Në Shtetet e Bashkuara, i njëjti virus ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimit të vezëve, nga 18 cent për kokërr në tetor, në afërsisht 1 dollar, që përfaqëson një rritje prej 500%.

H5N1 është një virus agresiv që mund të shfarosë të gjithë koloninë e shpendëve të një ferme brenda disa ditëve. Për të mbrojtur bizneset dhe konsumatorët, fermat duhet të respektojnë masat strikte të bio-sigurisë, pasi rimëkëmbja e një ferme pas një shpërthimi kërkon të paktën 6 muaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related