Emërimi i Fate Velaj si ambasador në Austri ka marrë vëmendjen e mediave austriake, të cilin e kanë quajtur si një fuçi baruti. Media investigative FOB, thekson se pasi shërbeu si deputet i Edi Ramës, Velaj u emërua nga kryeministri për të shërbyer si kryediplomat në Vjenë. Ndërkohë që në artikull shkruhet pikëpyetjet për emërimin e Velajt si ambasador në Austri u ngritën për herë të parë nga deputeti austriak Helmut Brandstätter, i cili ka ngritur dyshime se Velaj ishte një shtetas i dyfishtë austriako-shqiptar dhe se merrej me aktivitet tregtar në Austri.
FOB thekson se pas emërimit të Veliajt ka dyshime se qëndron një rrjet i errët lobimi politik dhe oportunizmi diplomatik. Ndërkohë që në fund të shkrimin shton se nëse rezulton se një kandidat i papërshtatshëm është emëruar ambasador përmes ndërhyrjes politike, kërcënon të hap një skandal diplomatik me pasoja të konsiderueshme.
