‘SHBA nisi luftë tregtare kundër nesh’, kryeministri kanadez: Tarifa 25% mallrave amerikane

Data

Tarifat do të aplikohen në dy faza:

  • Mallrat me vlerë 30 miliardë dollarë do të tarifohen menjëherë.
  • Mallrat me vlerë 125 miliardë dollarë do të tarifohen pas 21 ditësh.

Trudeau theksoi se Kanadaja nuk do të tërhiqet nga lufta tregtare dhe se tarifat e vendosura do të mbeten në fuqi derisa SHBA të tërheqë vendimin e saj.

“Kanadaja nuk do të jetë kurrë shteti i 51-të,” deklaroi Trudeau, duke iu referuar spekulimeve për ndikimin ekonomik dhe politik të SHBA në vend.

Kanadaja do të paraqesë një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), por ndërkohë, tarifat do të mbeten në fuqi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related