“Çdo natë në shesh” – Sali Berisha zbulon strategjinë e opozitës për 2026: Në janar nis qëndresa

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar intensifikimin e aksionit opozitar duke nisur nga muaji janar. Gjatë fjalës së mbajtur në Manëz, në kuadër të takimeve të Foltores, Berisha theksoi se largimi i kryeministrit Edi Rama, sipas tij, mund të vijë vetëm përmes qëndresës qytetare dhe mobilizimit të vazhdueshëm në shesh.

Ai u bëri thirrje demokratëve dhe mbështetësve të opozitës që të caktojnë një datë në janar dhe të dalin çdo natë në shesh, duke e kthyer protestën në një akt të përhershëm presioni politik.

“Sapo të caktojmë ditën, do të zëmë sheshin dhe do t’i rikthehemi atij çdo natë, derisa ta përzëmë. Rruga nuk është dhuna. Rruga është qëndresa. Sheshi është i yni dhe ai nuk mund të qëndrojë aty,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, viti 2026 duhet të shënojë një mision politik për opozitën, të cilin ai e përshkroi si përpjekje për të përmbysur atë që e cilësoi “diktaturë të dytë” në Shqipëri.

“Hyjmë në vitin 2026 si misionarë, si njerëz që kanë mundësinë dhe përgjegjësinë historike për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje,” deklaroi Berisha, duke e konsideruar sheshin si arenën kryesore të përballjes politike në muajt që vijnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related