Cani: Takimi i Ramës fushatë elektorale, të takonte Mitsotakisin për problemet e emigrantëve

Data

Kryetar i shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, Arben Cani, në një lidhje skype për MCN ka komentuar mitingun e kryeministrit Edi Rama në Selanik, për të cilin u shpreh se nuk ishte aspak patriotik, por dukej më shumë si një fushatë elektorale për PS-në

Ai tha se nuk ka nevojë për mitingje nëpër stadiume duke bërë propagandë, pasi kryeministri Rama duhet të ulet në një tavolinë me Mitsotakis dhe të zgjidhë problemet e emigrantëve shqiptarë në Greqi që i shoqërojnë prej dekadash.

Cani: Takimi i Ramës në Selanik kishte dy qëllime se donte të tregonte të fortin që unë jam dhe nuk pyes për ju, ose ishte takim i pastër elektoral. Arsyeja e parë nuk mund ta quaj një takim patriotik kur kryeministri vjen në Greqi dhe na bënë propagandën e opozitës, kjo bie ndesh me statusin e emigrantëve dhe sot kemi nevojë për një urë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe këtë mesazh e ka dhënë dhe në takimin e muajit maj.

Nuk ishte e nevojshme të vinte dhe të bënte propagandë të kundërshtarit as të shprehesh se kush është qeveria apo drejtësia shqiptare. Ne nuk kemi nevojë për politika dhe premtime politikash, por kemi nevojë për zgjidhjen nga masat shtrënguese që na ka vendosur shteti grek dhe na duhet një urë lidhëse mes dy vendeve. Janë disa çështje që po i kundërshtojmë prej vitesh dhe janë disa pika të rëndësishme, si padrejtësitë me emigrantët, pensionet etj etj që kryeministri nëse do vërtetë të rregullojë gjërat duhet të bëjë një takim kualitativ me Mitsotakis.

Ligji i luftës me Greqinë dhe marrëveshjen e detit janë pika që na shqetësojnë prej vitesh, por ai duhet ti vërë në zbatim dhe jo ti mbajë në sirtar. Kryeministri s’ka pse të përmendi non gratën e Marin maemës por duhet të zgjidhë padrejtësitë dhe racizmin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related