Lajmëroi takimin me Belerin në burg, zbardhet kërkesa e Metës dhe Vasilit drejtuar SPAK (Dokumenti)

Data

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar prokurorëve të SPAK me një kërkesë për marrjen e lejes për të takuar në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Kërkesa e firmosur nga vetë Meta dhe nënkryetari i PL, Petrit Vasili, u drejtohet prokurorëve të SPAK, Dorina Bejko dhe Adnana Xholi, të cilët kanë në dorë çështjen e Belerit.

Në kërkesë thuhet se Beleri është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku bën pjesë dhe Partia e lirisë, ndaj kërkohet që drejtuesit e PL të takohen me Belerin në ambientet ku ai vuan dënimin.

Kujtojmë se vizitën në burg për të takuar Belerin, Meta e lajmëroi gjatë fundjavës në rrrjete sociale, ku ndau pamjet nga takimi me babain e Belerin në një restorant në Himarë.

Lajmëroi takimin me Belerin në burg, zbardhet kërkesa e

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related