Tragjedia në Durrës/ Flet djali i Nikollë Radaçit: “Kërkojmë falje nga zemra”, pranon problemet me alkoolin

Data

Pas tragjedisë së rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur, ka reaguar për herë të parë djali i Nikollë Radaçit, autorit të aksidentit fatal.

Në një mesazh publik, ai i ka kërkuar falje familjarëve të viktimave, duke theksuar se dhimbja e tyre është e pamatshme dhe se familja e tij e ndjen këtë tragjedi.

“Mesazhi ynë është: Nga zemra kërkojmë falje. E dimë që asnjë fjalë nuk mund ta zbusë dhimbjen, por ne e ndajmë këtë dhimbje me ta,” shprehet ai.

Ai pranoi gjithashtu se i ati kishte pasur probleme me konsumimin e alkoolit dhe se familjarët kishin qenë në dijeni të sjelljes së tij, por shtoi se nuk kishin mundësi ta kontrollonin vazhdimisht.

“Ka pasur raste që konsumonte alkool. Ne i kemi thënë të ketë kujdes, por nuk mund të jemi gjithmonë pranë tij për ta ndaluar,” thuhet në mesazh.

Djali i autorit thekson se familja nuk duhet të fajësohet për veprimet e tij, duke argumentuar se secili individ mban përgjegjësi personale për sjelljen e vet.

Reagimi vjen në një moment kur ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik dhe ka nxitur debat mbi përgjegjësinë individuale dhe institucionale në raste të tilla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related