Braçe për protestën e PD: Flamuj gjermanë mes dhunës, por Gjermania e dënoi ashpër

Data

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas protestës së opozitës në Tiranë, duke komentuar edhe qëndrimin e Ambasada Gjermane që dënoi dhunën.

Në një postim publik, Braçe ironizoi faktin që gjatë protestës, ku u hodhën molotovë dhe mjete piroteknike drejt institucioneve dhe policisë, disa protestues mbanin flamuj gjermanë.

“Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por gjermanët qenkan kundër dhe ashpër madje”, shkruan ai, duke i bërë thirrje qytetarëve të “lexojnë Gjermaninë”.

Reagimi i tij vjen pasi Ambasada Gjermane theksoi se protesta është një e drejtë demokratike, por dënoi pa ekuivok dhunën ndaj personave dhe objekteve, duke kërkuar distancim nga aktet e dhunshme.

Protesta e zhvilluar më 22 mars në Tiranë u shoqërua me tensione, përplasje me policinë dhe përdorim të gazit lotsjellës, ndërsa çështja vijon të shkaktojë reagime politike nga të dyja palët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related