Ndeshja e Kombëtares në kompeticionin evropian EURO 2024, Berisha nxit tifozët kundër Ramës: Reagoni po e patë me bandën e tij në stadium, slogani juaj duhet të jetë ‘rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët’

Data

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve poshtë pallatit ka uruar kombëtaren e futbollit në kompeticionin evropian EURO2024. Gjithashtu Berisha u ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që të reagojnë nëse shohin Edi Ramën dhe bandën e tij në stadium.

“Miqtë e mi, nesër është një ditë shumë e veçantë për futbollin shqiptar dhe për shqiptarët. Le të urojmë ne nga zemra ekipin tonë kombëtar, lojtarët, kapitenin, trajnerin Silvinjo, federatën për suksesin që meritojnë. Ata siç e dini, janë në grupin e më të fortëve. Por në fakt aty e kanë vendin, aty u takon dhe u uroj shumë suksese nesër. Uroj tifozët kuqezi, mirënjohje për Gjermaninë që anuloi përdhosjen e simboleve dhe himnit të tyre nga kryehajduti i kombit, Edi Rama. Fansat kuqezi janë energjia e pashtershme e ekipit tonë. Iu bëj thirrje në rast se Edi Rama me bandën e tij duket kund në stadium, slogani juaj duhet të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët! Jashtë hajdutët! Se kështu ju zhvilloni mbështetjen më të fuqishme për ekipin, por edhe për kombin aty ku jeni,” tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related