Agron Gjekmarkaj dhe Agron Shehaj ishin të ftuar në emisionin “Top Story” të Grida Dumës ku në qendër të diskutimit ishte protesta e sotme e opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë. Ndër të tjera, vëmendje në këtë panel mori deklarata e Gjekmarkajt, i cili deklaroi se homologu i tij, Agron Shehaj me partinë “Mundësia” do t’i bashkohet Opozitës.
Në fakt një gjë e tillë u mohua nga vlonjati, që u shpreh se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Kjo nxiti edhe reagime në studio me një lajm të ri të prodhuar në këtë panel të këtij formati televiziv
Pjesë nga debati:
Agron Gjekmarkaj: Garantoj që opozita do të bëjë bashkimin e vet maksimal para zgjedhjeve. Do ta kemi edhe kolegun Agron Shehaj në aksionin opozitar sepse është një deputet i spikatur i Opozitës.
Agron Shehaj: Unë nuk e di këtë, ke ndonjë informacion ti?
Agron Gjekmarkaj: Kam bindje qytetare se do bashkohesh se je një opozitar.
Agron Shehaj: Unë mund të them që është një bindje e gabuar. Unë nuk i marr vendimet 1+1. Nuk është kjo politika, 700 mijë, 500 mijë.
