Protestat në Rrjoll, nis hetimi për 19-vjeçarin pas tensioneve në kantier

Data

Protestat e vazhdueshme në zonën e Rrjollit, në Shkodër, kundër ndërtimit të një resorti turistik janë shoqëruar me ndërhyrje të policisë dhe nisje hetimesh ndaj një të riu.

Sipas autoriteteve, një 19-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi gjatë protestës ka bllokuar rrugën në kantierin e punimeve dhe ka bërë thirrje për veprime të dhunshme. Ai dyshohet se nuk iu bind urdhrave të policisë dhe tentoi, së bashku me persona të tjerë, të hynte me forcë në ambientet e kantierit.

Protestuesit kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz nga biznesmeni Bashkim Ulaj, duke kërkuar ndalimin e punimeve në zonë. Ndërkohë, gjatë incidentit, është raportuar edhe tentativë për dëmtim të makinerive të kompanisë Gener 2.

Policia bëri me dije se materialet janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related