Bonusi i shkurtit, ja sa para do të marrin pensionistët dhe si do të shpërndahet fondi prej 6.3 miliardë lekësh…

Data

Qeveria ka miratuar së fundmi bonusin e pranverës për pensionistët, i cili do të nisë të shpërndahet në muajin shkurt. Ky bonus, me një fond total prej 6.3 miliardë lekësh, do të përfitohet nga pensionistët në bazë të nivelit të pensionit që ata marrin. Sipas skemës: Pensionistët që marrin më pak se 20 mijë lekë në muaj do të përfitojnë bonus prej 10 mijë lekësh, kurse Pensionistët me pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë bonus prej 5 mijë lekësh. Por a është bonusi i mjaftueshëm sipas ekspertëve?

Eksperti Kujtim Hoxha e cilëson këtë masë si të pamjaftueshme për përmirësimin e kushteve të pensionistëve, duke theksuar nevojën për një rritje të qëndrueshme të pensioneve. Ndërsa deputetja e Partisë Demorkatike, Jorida Tabaku ka ngritur gjithashtu shqetësimin për nevojën e një rritjeje domethënëse të pensioneve. Ajo propozon që pensionet për 800 mijë pensionistët të rriten deri në 500 euro, duke siguruar një përmirësim të minimumit jetik dhe kushteve të jetesës. Ndërkohë, pensionistët mbeten në pritje të bonusit, i cili për shumë prej tyre është një ndihmë e vogël, por jo një zgjidhje afatgjatë për sfidat ekonomike me të cilat përballen çdo muaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related