Berisha sulmon Ramën pas vendimit për Ballukun: Kryeministri hoqi maskën dhe po mbron veten

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas vendimit të shumicës socialiste për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me këtë vendim ka treguar se po mbron veten dhe bashkëpunëtorët e tij politikë.

Sipas kreut të opozitës, vendimi i mazhorancës për të mos dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut është një sfidë ndaj drejtësisë dhe institucioneve të vendit.

“Sot Edi Rama hoqi çdo maskë dhe doli publikisht në mbrojtje totale duke vënë në peng kushtetutën, ligjet dhe ndarjen e pushteteve,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se sipas tij, kryeministri po përdor shumicën parlamentare për të penguar procesin e drejtësisë dhe për të mbrojtur aferat korruptive.

Berisha përdori edhe tone të forta ndaj ish-ministres së Infrastrukturës, duke e cilësuar atë si “notere të grabitjeve”, ndërsa pretendoi se sipas tij vjedhjet e lidhura me qeverinë tejkalojnë miliarda euro.

Kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj asaj që e cilësoi si një përpjekje të qeverisë për të vendosur veten mbi ligjin dhe për të penguar integrimin europian të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related