Blushi akuza në Kuvend: “Deputeti në spital, tregoni kush dha urdhrin”

Data

Tensione të forta janë regjistruar në Kuvend gjatë fjalës së sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai deklaroi se një deputet i opozitës ndodhet në spital pas, sipas tij, dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës.

Blushi akuzoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, duke e cilësuar përgjegjës për situatën dhe për mënyrën se si, sipas tij, është menaxhuar protesta. Ai shtoi se fundi politik i ministrit është i afërt dhe se mazhoranca po përballet me pasoja për veprimet e saj.

Në fjalën e tij, Blushi iu drejtua edhe deputetit Erion Braçe, duke kërkuar sqarime për ngjarjet e 21 janarit dhe duke e ftuar që të flasë në foltore për çështjen e urdhrave të asaj dite.

Seanca u zhvillua mes ndërhyrjeve dhe replikave të forta nga të dyja palët, ndërsa tensionet politike vijojnë të mbeten të larta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related