Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar sot në një video të postuar në Facebook, ku i është përgjigjur me ironi dhe mesazhe thumbuese deklaratave të Ilir Vrenozit, bërë gjatë një takimi elektoral të PD-së në Korçë.
“Dje, Vrenozi mori në dorë drejtimin real nga Korça, dhe për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë, lëshoi nga goja programin e asaj partie. Po ashtu, ngriti turmën fanatike, siç kishim kohë pa parë. Shih e bëj, por vetëm më shaka mos e merr aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump,” tha Rama.
Rama tha se Vrenozi është kthyer në “bosin” e PD-së dhe shtoi se nuk është çudi që ai mund të zëvendësojë Sali Berishën, pasi, sipas tij, edhe këshilltari i kreut të PD-së, Chris LaCivita, e ka kuptuar se demokrati nga Korça është ai që mund të ngrejë turmën në brohorima me fjalimin e tij, njësoj siç e bënte dikur Berisha.
