Biznes me vëllain e Veliajt? Agron Shehaj i përgjigjet Nokës dhe PD

Data

Agron Shehaj, gjatë një lidhje direkte për një emision televziziv, ka folur për hetimet që SPAK po kryen ndaj Erion Veliajt.

Ai u ndal gjithashtu te disa akuza që i ka bërë PD dhe konkretisht Flamur Noka, se ka lidhje me Veliajn dhe ka biznes me vëllain e tij. Shehaj tha se këto janë shpifje të organizuara që do të vijojnë deri në zgjedhje.

Pjesë nga biseda:

Agron Shehaj: Akuzat qesharake dhe shpifjet e Nokës, arsyeja pse Flamur Noka filloi të shpifë ndaj meje dhe të shpifë studio më studio, është sepse në seancën e fundit po flisja për një skandal të madh për nga vlera, Thumanë Kashar, që me sa duket Nokës nuk i erdhi mirë. Kërkoj interpelancë dhe ministrja refuzon.

Ylli Rakipi: Ja kështu thonë ata që godet Belindën sepse je në krahun e Erionit.

Agron Shehaj: Sa herë kam akuzuar me fakte kundër Veliajt? Nga inceneratori te 5D? Veliaj ka bërë korrupsion haptas, kanë marrë paratë nga bashkia dhe i kanë çuar në xhepat e familjarëve. Veliaj është pasuruar, por është një politikan i rëndomtë si shumë të tjerë. Para se të marrin postet, janë praktikisht të rrethuar nga familjarë që nuk kanë asnjë sukses në biznes dhe bëjnë jetë modeste. Një ditë të bukur marrin pushtetin dhe bëhen të plotëfuqishëm.

Klodiana Lala: A keni ju biznes me njerëz të lidhur me Veliajn, vëllain e tij apo vetë kryetarin e bashkisë?

Agron Shehaj: Jo, kurrë, zero, kurrë në jetën time, kjo është një shpifje e rëndomtë, nga dikush që thjesht bëri nëj turp të madh në Parlament, më largoi inga foltorja sepse do të flisja për një skandal.

Ola Xama: Ka patur edhe akuza se keni qenë përfitues i lejeve të ndërtimit në kryeqytet?

Agron Shehaj: Shpifje.

Ola Xama: Ju thatë që ndaheni nga PD. Deri tani nuk ishit ndarë ju?

Agron Shehaj: Ajo përgjigje është hequr nga konteksti. Unë jam ndarë prej kohësh sepse kam krijuar një parti të re. A do ta kallëzoj Nokën? Nuk kam ndërmend, sepse nuk është kjo arsyeja pse jam në politikë. Është tërësisht i parëndësishëm për projektin tim politik. Nga sot e tutje do të dëgjojmë shpifje pafund. Mediat janë totalisht nën kontroll të pushtetit, ose të partisë më të madhe në opozitë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related