“Kryebashkiaku i varfër, i rrethuar nga familjarë të pasur”/ Ola Xama skanon pasuritë e familjes Veliaj

Data

Gazetarja Ola Xama në një studio trelevizive bëri një skanim të pasurisë së kryebashkiakut Veliaj dhe familjarëve të tij, duke u shprehur se ai mund të quhet kryebashkiak i varfër, i rrethuar nga familjarë të pasur, duke listuar ato pak pasuri që ka deklaruar Veliaj dhe shifrat e mëdha që deklaron bashkëshortja, Ajola Xoxa.

“Nga ajo që ka deklaruar zoti Veliaj në deklarimet e pasurisë si kryebashkiak i Tiranës, rezulton që ai bën një jetë modeste, i cili ka një apartament, një kredi 36 mijë euro të mbetur për t’u paguar, një depozitë me vlerë 10 mijë euro, që ka siguruar 17 mijë euro nga dietat dhe shpërblimet dhe 24 mijë euro nga paga. Pra rezulton që bën një jetë normale, modeste, por nëse mund t’i vinim një titull pasurisë së zotit Veliaj “Kryebashkiaku i varfër i rrethuar me familjarë të pasur”, sepse nëse shohim deklaratat e pasurisë, jo ajo që është gjetur nga SPAK-u, në deklaratat e pasurisë, rezulton që zonja Ajola Xoxa ka depozitë bankare 617 mijë euro. Po ashtu ajo zotëron dy apartamente, një të blerë në vlerën 88 mijë euro, tjetrin të blerë me vlerën 105 mijë euro. Po ashtu ajo zotëron 19.8 për qind të aksioneve te kompania “Botime Enciklopedike”, e cila ka një xhiro të konsiderueshme dhe aksione te kompania Partner Laë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related