“Ministret stolisen sikur janë princesha”/ Berisha: Ne do t’iu rikthejmë shqiptarëve dinjitetin

Data

Të dashur miq, Tropoja, në një të shkuar jo të largët është djegur dhe pjekur brenda një harku kohor të shkurtër, disa herë. Tropojasit janë shpërngulur në zona tjera, por janë rikthyer rrufeshëm me shpejtësinë më të madhe, kanë rindërtuar shtëpitë e tyre dhe këtu i ka rikthyer dashuria e pakufishme për Tropojën.

Ndaj dhe, ne besojmë fort në këto vlera dhe do bëjmë gjithçka për rikthimin e tyre. Programi ynë është përjashtimi brenda 100 ditëve i mjerimit, varfërisë së skajshme nga Tropoja dhe mbarë Shqipëria.

Këta qeveritarë që janë vite dritë larg jush, larg halleve tuaja, larg problemeve tuaja, larg jetesës suaj, dhe që zhgërryhen çdo ditë në luksin e krijuar nga paratë që kanë vjedhur, këta nuk duan që t’ia dinë për ju.

I keni dëgjuar besoj, një shprehje që vjen nga thellësitë e kohërave dhe sipas së cilës këtu nuk vdes njeri për bukë. Dhe e them këtë se, vërtet nuk vdiste njeri për bukë, se njerëzit ndanin kafshatën njëri me tjetrin. Kjo ishte bujaria, kjo ishte bamirësia e shpirtit. Por qeveritarë, ministra që deklarojnë se, në Shqipëri është mirë sepse nuk vdes njeri për bukë, nuk fjalë që nuk meritohet t’u thuhet. Nuk është fjala të vdesë njeriu për bukë, por është fjala, të jetojë njeriu me dinjitet. Është fjala, të mos numërojë njeriu kafshatën. Është fjala, që ata burra dhe gra që ka shkrirë jetën për Tropojën, kanë shkrirë jetën për Shqipërinë, të mos tremben se nuk e mbyllin dot 15 ditëshin me pensionin që u jep.

Është fjala që, ata burra dhe gra, që kanë shkrirë jetën për Shqipërinë, të mos shtrijnë dorën për ilaçe se mbeten pa ilaçe se nuk i marrin dot me pensionin e tyre.

Është fjala, që, këta të rinj, këta fëmijë, ëndrrën e tyre të bukur shqiptare të mund ta ndërtojnë në Shqipëri, dhe jo të ëndërrojnë se si të ikin jashtë dhe të largohen nga Tropoja dhe Shqipëria.

Pra, është krejt tjetër.

Kurse këta, shkojnë në një akt përçmimi ndaj shqiptarëve se, këtu nuk vdes njeri për bukë.

Apo tjetra, ministret e tij, që stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve, që çfarë kanë pensionistët, pensionistët jetojnë shumë mirë. Se, me 140 euro jetohet normal, jetohet fare mirë.

Pra, kjo situatë, ky largim i tyre nga qytetarët për shkak të plaçkitjes, sepse hajduti për të justifikuar plaçkën e tij e urren viktimën. Mirë ua bëra, thotë.

Dhe ata, mirë ua bënë ju, thonë.

Miq, 100 ditët e para, ne japim përgjigje përfundimtare, çdo shqiptar do marrë 200 euro minimumin jetik.

Sot, 560 mijë pensionistë kanë një pension ndën 172 euro. Që të gjithë, pa përjashtim, sado që ta kenë, 60, 100, 170, do marrin 200 euro, 100 ditët e para të qeverisjes sonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related