Berisha reagon pas tensioneve në protestë: Kërkon lirimin e protestuesve të shoqëruar

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha dënoi ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve, duke e cilësuar të papranueshme përdorimin e forcës ndaj qytetarëve që, sipas tij, po protestojnë në mënyrë paqësore.

Në reagimin e tij, ai shprehet se dhuna ndaj protestuesve dhe përpjekjet për të penguar shprehjen e pakënaqësisë qytetare janë tregues të arrogancës së pushtetit dhe i bën thirrje autoriteteve për lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar.

“Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit. Kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.

Reagimi vjen pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si edhe shoqërimi i disa pjesëmarrësve në tubim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related