Tensionet në Kuvend/ Salianji letër nga burgu: Opozita po mbron demokracinë

Data

Pas tensioneve në Kuvend, deputeti demokrat i burgosur Ervin Salianji, ka dërguar nga burgu i Fierit një letër

Salianji në letrën dorëzuar avokatit të tij shprehet se shfaqja e agresorëve si viktima është hipokrizi neveritëse, teksa shtoi se krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Letra nga Ervin Salianji:

“Letër nga IEPV FIER

Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.

Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës.

Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.

#7 Tetor”, shkruan Salianji

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related