Gjatë tubimit të zhvilluar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, një prej protestuesve bëri thirrje për lirimin e gjashtë personave të shoqëruar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit.
I emocionuar, ai u shpreh se protestuesit janë të vendosur të vazhdojnë qëndresën e tyre dhe se nuk do të largohen nga protesta derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.
Deklarata e tij u shoqërua me emocione të forta, ndërsa protestues të tjerë të pranishëm përsëritën kërkesën për lirimin e të shoqëruarve dhe vijimin e protestave në mënyrë të vazhdueshme.
Tubimi para Drejtorisë së Policisë u organizua pas shoqërimit të disa protestuesve gjatë incidenteve të ndodhura në protestën para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
