Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, një autobus i linjës me pasagjerë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e aksidentit, raportohet se dy persona kanë humbur jetën. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për identitetin e viktimave apo për numrin e personave të tjerë të lënduar.
Forcat e Policisë dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Autoritetet pritet të japin informacion të detajuar pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
