Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së opozitës në Tiranë, duke akuzuar autoritetet për bllokimin e marshimit të protestuesve.
Në deklaratën e tij për mediat, Berisha u shpreh se protesta ishte paqësore dhe se ndërhyrja për të ndaluar marshimin përbën një akt të rëndë ndaj qytetarëve pjesëmarrës në tubim.
“Do marrin përgjigjen e merituar. Ishin në marshim paqësor. U bllokua rruga. Këta do të marrin përgjigjen e merituar. Kanë kryer një krim të shëmtuar sot. Ne po bënim marshim paqësor”, deklaroi Berisha.
Reagimi i tij erdhi në kulmin e tensioneve mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku gjatë mbrëmjes u përdorën gaz lotsjellës, ujë me presion dhe pati përplasje pranë institucioneve shtetërore në kryeqytet.
