Nga qelia numër 5 ku ndodhet prej 3 muajsh, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur ekskluzivisht për një emision televiziv. Edhe pse ka më shumë se 90 ditë në qeli, Meta shprehet se ndjehet më i lirë se më parë dhe se e drejta për të do të triumfojë.
Fillimisht ai rrëfen sesi ka kaluar 3 muajt e arrestit në qeli. Ai thotë se edhe pse tashmë është duke jetuar në 12 metra katrorë ndjehet edhe më i lirë, ndërsa ngre akuza të forta për mënyrën e arrestimit ndaj tij
Përshëndetje Alba dhe urime për ju dhe stafin tuaj nga Qelia Nr.5. Unë nuk jam arrestuar, por siç e ka parë i gjithë opinioni publik, jam rrëmbyer nga banditë me maska, të paidentifikuar, pa asnjë urdhër-arresti dhe jam futur forcërisht në një makinë me targa private. Pra jam i rrëmbyer publikisht si askush në vendet e Këshillit të Europës apo të NATO- s.
