Përshkallëzohen përplasjet në protestën e PD-së, hidhen molotovë ndaj policisë dhe autobotit, efektivët kundërpërgjigjen me ujë me presion

Data

Situata në protestën e opozitës në Tiranë është rënduar ndjeshëm, ndërsa gjatë përplasjeve me forcat e rendit janë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të policisë dhe autobotit të vendosur në bulevard.

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë tentuar të çajnë kordonin policor për të vijuar marshimin, por janë penguar nga forcat e rendit të vendosura në zonë. Në kulmin e tensioneve, protestuesit kanë hedhur mjete ndezëse ndaj policisë, duke sjellë përshkallëzim të situatës.

Policia është kundërpërgjigjur duke përdorur ujë me presion për të larguar protestuesit nga rrethimi dhe për të mbajtur nën kontroll situatën. Përplasjet kanë vijuar për disa minuta, ndërsa në zonë mbetet prezente një atmosferë e tensionuar mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related