Tre persona shoqërohen nga policia pas tensioneve dhe akteve të dhunës në protestën e opozitës në Tiranë

Data

Tre persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestës së organizuar mbrëmjen e sotme nga Partia Demokratike në Tiranë, pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë tubimit të opozitës.

Protesta është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa gjatë mbrëmjes janë raportuar edhe akte dhune në drejtim të policisë. Sipas informacioneve, ndaj efektivëve janë hedhur gurë, molotovë dhe fishekzjarrë gjatë tensioneve pranë institucioneve shtetërore.

Pas incidenteve, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit dhe për të vendosur situatën nën kontroll, ndërsa tre persona janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Protesta e opozitës në kryeqytet u karakterizua nga tensione të forta, përdorim i gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia, si edhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related