Berisha: Rama po mban peng drejtësinë për Ballukun, nuk e sakrifikon dot

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bllokon qëllimisht drejtësinë për çështjen e Belinda Ballukut, duke zvarritur vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe duke penguar hetimet ndaj saj.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se arsyeja kryesore pse Balluku nuk po preket nga drejtësia lidhet drejtpërdrejt me Ramën. Sipas tij, dosja penale ndaj zv/kryeministres është e mbushur me fakte që implikojnë vetë kryeministrin, çka e ka bërë këtë të fundit të ndërhyjë për të bllokuar procesin.

Ai u shpreh se Rama nuk e lejon heqjen e imunitetit të Ballukut, pasi ajo nuk mund të përdoret si “kurban politik”, duke shtuar se e gjithë çështja lidhet me përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të kryeministrit në aferë. Berisha tha se Rama po e mban drejtësinë peng nga frika se zbardhja e plotë e dosjes do ta ekspozojë atë si figurën kryesore të skandalit.

Sipas Berishës, zvarritja e vendimeve nga Gjykata Kushtetuese nuk është rastësore, por rezultat i presionit politik. Ai theksoi se kjo situatë po e shndërron drejtësinë në një instrument të pushtetit dhe jo të ligjit.

Në përfundim, Berisha deklaroi se përballë bllokimit institucional, protesta mbetet e vetmja rrugë për qytetarët dhe opozitën, duke paralajmëruar përshkallëzim të reagimit kundër qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related