Rritet masa e përfitimit, deri në 12.4 milionë lekë kredi të butë për një banesë, ja tri kategoritë prioritare

Data

Për t’u bërë pjesë e programit të subvencionimit të kredive për shtëpi nevojitet të paktën një pagë, e cila është nën nivelin e pagës minimale në rang kombëtar, por kufiri i të ardhurave familjare kurrsesi nuk duhet të kalojë vlerat nga 79-146 mijë lekë.

Gazeta përmbledh sot gjithë dosjen me detajet që i duhen një familjeje si kusht që të aplikojë e më pas të ketë potencial për të qenë në mesin e përfituesve. Këtë vit, mundësitë janë relativisht të larta.

Pavarësisht numrit të madh të familjeve të pastreha në Tiranë, qeveria do të mundësojë këtë vit përmes programit social të subvencionimit të kredive të buta 1200 kredi për shtëpi, duke amortizuar normën e interesave mbi masën 3 për qind. Në tabelën e mëposhtme është niveli i të ardhurave (minimal e maksimal) që duhet të ketë një familje bazuar në numrin e anëtarëve që ka në përbërje, e cila paracakton rrjedhimisht edhe strukturën e apartamentit që i duhet dhe vlerën e kredisë që mund të lëvrojë banka.

Ndonëse përfliten emrat e institucioneve bankare që do të lëvrojnë shumat, ende nuk ka një fitues zyrtar, por bazuar në praktikën e viteve të mëparshme, këto të fundit nuk kanë lëvruar më shumë se 70-80 për qind të vlerës së shtëpisë së gjetur për blerje nga përfituesit. Duke pasur parasysh pagat e reja dhe çmimet e rritura të banesave në tregun e lirë, bashkia ka ndryshuar tabelën me këto tregues duke iu dhënë më tepër mundësi për blerjen e saj përmes këtij programi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related