Berisha publikon video: Partia Socialiste duhet çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe nxjerrë jashtë ligjit

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shpërndan një deklaratë të gazetarit Andi Bushati lidhur me situatën politike dhe rolin e Partisë Socialiste në qeverisjen e vendit.

Në videon e ndarë nga Berisha, Bushati shprehet se Partia Socialiste duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të nxirret jashtë ligjit, duke e cilësuar atë si një strukturë kriminale që, sipas tij, funksionon çdo ditë për të grabitur pasuritë dhe institucionet e shtetit.

Sipas Bushatit, pa një ndërhyrje të tillë institucionale, kriza politike dhe shoqërore në Shqipëri nuk mund të marrë zgjidhje. Ai thekson se ky është një proces që ka ndodhur edhe në vende të tjera, ku partitë apo strukturat që kanë shkelur rëndë ligjin janë përballur me masa ekstreme për të rikthyer rendin dhe demokracinë.

“Kështu fillon në çdo vend. Pa nxjerrë jashtë ligjit Partinë Socialiste, si një bandë e organizuar që ka për qëllim të vjedhë gjithçka, kjo gjë nuk merr fund”, shprehet Bushati në deklaratën e cituar.

Publikimi i videos nga Berisha vjen në një klimë të tensionuar politike, në prag të protestave të paralajmëruara nga opozita, ku kërkesa kryesore mbetet largimi i qeverisë aktuale dhe përballja e saj me drejtësinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related