Nga lufta kundër korrupsionit te zgjedhjet e lira, delegacioni i PD takon deputetin Olav Gutting në Bundestag

Data

Një delegacion i Partisë Demokratike, i kryesuar nga Gazment Bardhi dhe i përbërë nga Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bundestag, ku është takuar me deputetin gjerman Olav Gutting.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, me fokus te sfidat kryesore që sipas opozitës vijojnë të pengojnë këtë rrugë.

Bardhi bëri të ditur se në qendër të diskutimeve ishin çështje si shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke theksuar se këto mbeten kushte themelore për avancimin e vendit drejt BE-së.

Sipas tij, Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por kërkon rezultate konkrete dhe të matshme në reformat kyçe.

“Shqipëria ka potencialin të jetë një aset për Europën, por duhet të përmbushë standardet demokratike dhe të forcojë institucionet”, theksoi Bardhi, duke shtuar se Partia Demokratike është e gatshme të udhëheqë këtë proces.

Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së ndaj PD-së, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si një faktor të rëndësishëm në forcimin e perspektivës europiane të vendit.

Vizita në Berlin vjen në një moment kyç për procesin e integrimit, ku kërkohet intensifikim i reformave dhe rritje e besimit ndërkombëtar ndaj institucioneve shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related